IRANË- Ditë me diell për gjithë vendin në këtë fund mars por edhe 15-ditëshin e parë të prillit. Ky është parashikimi që vjen nga sinoptikania Tanja Porja, e cila tha në një lidhje telefonike për News24 se nga dimri do kalojmë direkt në verë pasi priten temperatura dyfish mbi normën. Porja tha se në vende si Korça, Pogradeci temperaturat do të jenë deri në 27 gradë, ndërsa në Durrës, Tiranë etj do të jenë deri në 32 gradë, raporton “BalkanWeb”.

Tanja Porja

“Dimri ka ikur vërtetë. Do të kemi ditë me diell. Kemi vetëm një shkëputje në fundjavë. Sot, nesër është diell. E shtuna pas mesdite sjell reshje shiu deri të dielën. Pastaj nga e hëna diell dhe temperatura të larta. Temperaturat rriten gradualisht me 2-3 gradë deri të shtunën, pastaj si pasojë e shirave do të ketë një ulje të lehtë të temperaturave. Nga e hëna rritje e temperaturave deri në 27 gradë celsius në Korçë e Pogradec, ndërsa në Durrës, Tiranë, Shkodër etj në 30-32 gradë. Do duhej të ishin minimalja 8 dhe maksimalja deri në 19 gradë. Ndërsa presim mesjavën tjetër që të jetë 14-15 gradë në mëngjes dhe gjatë ditës në 32 gradë”, tha Porja.

Por a është kjo situatë një anomali?
“Muaji mars ishte nga fillimi në fund një anomali për shkak të reshjeve, 2 dhe 3 fish më shumë se normalisht. 24 ditë të marsit kanë qenë me shi. Do duhet të kishte 14 ditë me shi. Nga data 5-6 prill nuk do kemi reshje. Megjithatë është herët që të themi se vera do jetë shumë e nxehtë. Por mund të themi që nga dimri kalojmë direkt në verë. Gjatë gjithë javës tjetër dhe besoj 15-ditëshi i parë i prillit do të jenë këto temperatura”, tha sinoptikania e Meteoalb.

moti

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb