Humbja e fundit me Erzenin ka zbritur me këmbë në tokë të gjithë te Tirana. Nëse humbja me Vllazninë u cilësua thjesht mungesë fati, ndaj shijakasve bardheblutë nuk treguan petkun e kampionit dhe skuadrës që synon sërish titullin. Megjithatë, situata nuk është dramatike.

Tirana ndodhet në vendin e tretë me pikë të barabarta me Erzenin e vendit të dytë dhe katër pikë larg Partizanit kryesues. Orges Shehi me të tijtë kanë nisur nga puna për të ndeshjen e parë të fazës së dytë, që bardheblutë do të jenë si pritës.

Sfida e parë në start përfundoi në barazim, por ky rezultat nuk do të pranohej në kampin kryeqytetas kësaj here. Tirana kërkon reagim të menjëhershëm, për të vrarë dy zogj me një gur. Së pari, për t’u kthyer te fitorja dhe mos ju ndarë kreut të shkëputet.

Dhe së dyti, t’i shkëputej një rivali direkt si Kukësi dhe për ta demoralizuar këtë të fundit në luftën për titull. Me shumë mundësi Tirana-Kukësi do të luhet në “Elbasan Arena”, pasi terreni i “Selman Stërmasit” nuk është i mirë, ku së fundmi aty luajti Dinamo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb