Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar sot deklaratën e bërë nga ish-deputeti i saj, Përparim Spahiu se ishte i gatshëm të hynte në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

“Ikim në zgjedhje me programe, me koalicione. Opozita i ka vënë kushtet e saj. Ne si opozitë kemi kërkesat tona dhe presim reagimin e një mazhorance siç është ajo e PS-së. Një datë zgjedhjesh pritet, e mirëpresim dhe jemi gati për garën e radhës korrekte. Unë jam gati të shkoj me Ramën kryeministër në zgjedhje edhe ditën e dielë. Unë dhe shumë deputetë të tjerë sepse nuk ka shans që Rama të fitojë më. Unë jam gati. Të shpalli një datë për zgjedhje dhe iki me Ramën kryeministër, sepse nuk fiton më”, ka deklaruar Spahiu.

Ndërkohë që sot e pyetur nga gazetarët, Kryemadhi thase deklarata e tij nuk do të thoshte se LSI-ja është tërhequR. Sipas saj, problem për vendin nuk është Edi Rama si individ, por si fenomen.

Zonja Kryemadhi zgjedhje të lira dhe me Edi Ramën kryeministër sepse z. Spahiu është shprehur me një deklaratë që është i gatshëm të hyjë në zgjedhje dhe me Edi Ramën kryeministër, a kemi një tërheqje të koalicionit opozitar?

Monika Kryemadhi: Absolutisht nuk ka asnjë lloj tërheqje, këtu nuk është problemi Edi Rama individ, këtu është problemi Edi Rama fenomen. Edi Rama, nuk po flasim për të birin e Kristaqit dhe Anetës, por po flasim për Edi Ramën i cili është telekomanda e krimit të organizuar shqiptar dhe ndërkombëtar i cili e ka kthyer Shqipërinë në kështjellën mbrojtëse të grupeve kriminale. Mjafton të lexoni raportin e DASH dhe e kuptoni shumë mirë se çfarë është Shqipëria. Unë ju uroj gjithë të mirat, Zoti ju ruajt juve, Zoti i ruajt shqiptarët dhe ta bëjë këtë ditë një ditë simbol për të ardhmen dhe për zgjidhjen përfundimtare për ti dhënë fund një herë e përgjithmonë tranzicionit politik në Shqipëri. Shqiptarët meritojnë më shumë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb