Policia Rrugore e kryeqytetit vijon kontrollet ne disa akse rrugore, ndërsa ka ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që thyenë rregullat e qarkullimit. Gjatë kontrollit në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Elbasan me anë të aparatin e matjes së shpejtësisë u konstatuan mjete që udhëtonin me shpejtësi 148 km/h deri në 166 km/h, matur me radar në një largësi deri në 700 metra dhë në kohën kur fluksi i lëvizjes së automjeteve në rrugë ishte ende i lartë.

Burime zyrtare thanë se gjatë 5 orëve monitorim janë kostatuar dhe ndëshkuar me pezullim të lejes së drjtimit, 21 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi gati dyfish mbi kufirin e lejuar duke e përdorur dhe konsideruar rrugën si pistë për të “fluturuar” dhe jo për të qarkulluar me automjet.

“Shpejtësi e mjaftueshme për të✈️, e cila mund të jetë fatale në çdo moment ?.

Gjatë monitorimit me radar dhe verifikimeve me dragera në rrugët interurbane dhe urbane nga Policia Rrugore e kryeqytetit prej orës 20:00 të datës 04 shtator e deri në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm janë konstatuar shkelje të konsiderueshme të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat cënojnë sigurinë e të gjithë përdoruesëve të rrugës.

Nga dy radarët në përdorim nga Policia Rrugore e kryeqytetit gjatë 5 orëve monitorim janë kostatuar dhe ndëshkuar me pezullim të lejes së drjtimit, 21 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi gati dyfish mbi kufirin e lejuar duke e përdorur dhe konsideruar rrugën si pistë për të “fluturuar” dhe jo për të qarkulluar me automjet.

Gjithashtu nga verifikimi rezultoi se krahas shpejtësisë ekstreme për kushtet e rrugës, 4 prej tyre ishin debitor me mbi 5 masa administrative të pashlyera, si dhe një tjetër automjet rezultoi i pasiguruar dhe certifikuar teknikisht, mjete ndaj të cilave janë aplikuar sanksionet administrative plotesuese të ndalimit administrativ.

Gjithashtu, janë vendosur 13 masa administrative për mos rregullim të shpejtësisë në qendrat e banuara, si dhe dy masa të tjera për gara shpejtësie.

Kontrolli ka vijuar prej orës 20:00 dhe është në vijim edhe me alkool testues, ku gjatë këtyre orëve janë konstatuar dhe ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit 9 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin nën ndikimin e alkoolit në masë që varionte nga 0.34 mg/l deri ne 0.49 mg/l .

Gjithashtu janë arrestuar në kushtet e flagrancës dy drejtues mjetesh të cilët janë verifikuar se drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ku njëri prej tyre shtetasi R. K., 42 vjeç nga Tirana, fillimisht ka kundërshtuar punonjësit e policisë duke refuzuar testin e alkoolit”, thuhet ne njoftimin e policisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: