Zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas ka bërë me dije se 535 fëmijë janë vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë.

Ndërkohë 1255 kanë pësuar lëndime të shkallëve të ndryshme

“Rreth 1790 fëmijë janë prekur në Ukrainë si rezultat i agresionit të armatosur në shkallë të plotë të Rusisë. Që nga mëngjesi i 14 marsit 2024, gjithsej 535 fëmijë janë vrarë dhe 1255 kanë pësuar lëndime të shkallëve të ndryshme”, tha zyra e prokurorit.

Sulmet ruse në Ukrainë nisën në 24 shkurt 2022, dhe edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vite që nga nisja e luftës, fundi i saj duket ende larg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: