Kryeministri Edi Rama teksa bëri një rrugëtim të qeverisjes së tij dhe PS-së, theksoi se kjo forcë politike veçon nga partitë e tjera. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama tha se nuk e kanë mundur dot korrupsionin, por janë në mes të një lufte të stërmundimshme.

Rama: Sot pasqyra është tjetër. Kush e mohon nuk di cfarë flet nga ligësia e padia. Nuk është qëllimi im sot të bëj dallimin mes nesh dhe atyre, sepse të dallim si dita me natën e bën me votë shumica absolute e njerëzve të zakonshem të këtij vendi. Dallimi duhet vetëm për të parë objektivit kontekstin e kohës ku po jetojmë dhe nevojën për reformim. PS është prej një dekadë e është në liftë për të bërë vendin tonë një vend të mirënjohur botërisht.

Asnjë forcë me peshë më parë që nga shkëputja nga perandoria otomane nuk i ka hyrë detit në këmbë për të pavarësuar drejtësinë nga pushteti.

Vetëm falë kësaj lufte vendimtare për Shqipërinë që PS po bën prej 10 vjetësh nuk na e mohon dot askush. Pa PS nuk do të kishte rilindur besimi i shqiptarëve në drejtësi

Nuk do shihnim rrëzimin e monumentit të pandëshkueshmërisë.

Ka një të vërtetë të madhe në këtë mes, nuk e kemi mbajtur lëkurën tonë jashtë zjarrit të saj. I hapëm rrugë krijimit të një gryke zjari të re, si SPAK por ia hoqëm vetes me ndërgjegje e guxim, cdo mundësi kontrolli politik të shënjestrave e goditjeve të asaj gryke zjarri.

Le të thotë ctë dojë kushdo që nuk do ta pranojë, por sot drejtësia vepron mbi pushtetin e politik, e pavarur, ndaj pushtetit. Ne i kemi hapur rrugë dhe furnizimit me municion të asaj gryke zjarri.

I kemi hapur rrugë dhe me pagat. Ata qëndrojnë në majë të pagave të këtij shteti më lart se çdo drejtues shteti apo siç është presidenti i republikën. E kemi pajisur vendin me një armë të re ofensive.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb