Kur kanë kaluar më shumë se 1 muaj nga operacioni i zorrës së trashë, që e la një javë në spital, Papa Françesku ka kujtuar përjetimet e sëmundjes.

Në një intervistë për një radio spanjolle, ai ka thënë se një infermiere me shumë përvojë i ka shpëtuar jetën. Sipas Papës, edhe në të kaluarën, në vitin 1957, ishte një infermier ajo që i ka shpëtuar jetën.

“Një infermiere më shpëtoi jetën. Ishte një njeri me shumë përvojë. Ishte hera e dytë që jeta ime shpëtohej nga një infermiere. Herën e parë ka ndodhur në vitin 1957”, tha Papa.

Kujtojmë se Papa Françesku u operua në një spital të Romës më 4 korrik. Operacioni ishte i parapërcaktuar dhe shenjtori iu nënshtrua një ndërhyrje në zorrën e trashë, e tanimë ndihet në gjendje shumë të mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb