Këngëtarja e famshme, Bebe Rexha, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Ajo ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, bukuroshja bionde ka zbuluar se vazhdon angazhimet me projektet e reja muzikore. Artistja shqiptare ka qenë duke punuar rreth albumit të saj të ri, i cili pritet të lansohet së shpejti në platforma muzikore.

Në një postim në “Instastory”, Bebe u shfaq me të brendshme e me një rrobdeshambër, teksa po përgatitej për paraqitje publike.

Ajo ishte duke u grimuar, ndërsa ekipi i saj ia rregullonin flokët. Projekti i fundit muzikor nga Bebe Rexha titullohet “Sacrifice”, këngë kjo e cila mori mbi
nëntë milionë klikime në “Youtube”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb