Në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, u trajtua sot rasti i një 37-vjeçareje e cila dashurua me një djalë me te cilin u largua për në Greqi pa dëshirën e prindërve.

Ajo akuzon ish partnerin se nuk mban përgjegjësi për fëmijën që kanë bashkë, ndërsa pretendon se edhe është dhunuar prej tij,.

Ndërkohë në një lidhje live në emision, ish-partneri i 37-vjeçares pretendon se dhuna nuk ka ndodhur, ndërsa mbi atësinë e vajzës pretendon se nuk është i sigurt.

“Unë jam i martuar kam fëmijë, kam një jetë. Unë nuk kam bashkëjetuar, ku ka jetuar me ne, në Greqi jetojmë në kasolle.
Unë në Greqi kam jetuar edhe me njerëz të tjerë, pse quhet bashkëjetesë me 12 vetë në shtëpi?
Zonja Vera ka ardhur këtu në Greqi dhe më ka futur në burg. Mashtroi sikur unë e kisha goditur, dhe më ka bërë një dëm shumë të madh që nuk e prisja.
Erdhi në shtëpi nuk e kam dëbuar. I thashe të bëjmë testin e ADN por të nesërmen më ka bërë denoncim. Vera kërkon shumë gjëra kur mua më ka dëmtuar.
Me Verën kam pasur marrëdhënie intime, nuk jam i sigurt nëse ajo vajzë është e imja. Kërkova të bëja unë testin e ADN ta paguaja unë por Vera më preu në besë më denoncoi”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: