Në takimin me mediat, për paketën antishpifje të qeverisë, kryedemokrati Lulzim Basha u zotua se me ardhjen e një maxhorance të re në pushtet, ky ligj do të anulohet. Ndërsa bëri një mea culpa të PD për gjithcka në këto 30 vite Basha tha se mirëpret cdo formë bashkëpunimi me ekspertët.

“Jam i gatshem ta bej nje zotim solemn per abullimin e ketij akti apo akti tjeter qe cenon standardet europiane ne shorehjes se lire. Kerkesen per te hartuar se bashku nje kuader rregullues qe do te hyje ne fuqi ne javen e pare te qeverisjes nga opozita e bashkuar. Zotimi im eshte dhenia fund e cdo praktike qe ka per qellim domebesimjn apo korruptimin e medias ne transmetimin e mesazhit me kaseta, bllokim te gazetareve, liste e zeze e cila tek me nuk ekziston.

Tre përkushtime i marr sot para jush:
Një zotim solemn : Anulimin e këtij akti e cdo akti tjetër që cënon standardet e së drejtës së fjalës.
Kërkesën për të hartuar së bashku një kuadër rregullator, që do të hyjë në fuqi që në javën e para të një maxhorance të re.
Zotimin tim për ti dhënë fund cdo praktike që ka për qëllim dobësimin e rolit të medias në trasmentimin e mesazhit te publiku, kasetat, bllokimin e gazetarëve në aktivitete.

Këto tre përkushtime i marr sot zyrtarisht përpara jush. Jemi të gatshëm t’i hedhim me gjithë shoqatat e medias. Nga dita e mërkurë mirëpres cdo formë bashkëpunimi me ekspertët tanë.” u shpreh Basha.

Fjala e plote: 

Dua të them tre gjëra qartë.
E para, që kjo është çështje kulture,Kulture e audiencës, dhe interesi ynë kryesor është informimi i qytetarëve. Kulture, e aktorëve, kryesisht e aktorëve politikë dhe natyrisht e kulturës së medias.

Prej kohësh është kërkuar një mea culpa dhe, kur mea culpa është bërë, nuk është dëgjuar.

Ta them fare qartë, mea culpa e Partisë Demokratike për gjithçka në këto 30 vite nuk është thjesht dhe vetëm një deklaratë e imja, si kryetar i Partisë Demokratike për gjithçka në këto 30 vite, edhe për ekseset e periudhës ’92-’97; edhe për pjesën tjetër të borxhit moral ndaj medias, ndonëse mendoj se në periudhën e qeverisjes së kaluar ia kemi dalë të vendosim standarde, ndoshta standarde jo ekzistuese siç ishin ato të mosçuarjes për shpifje të asnjë gazetari të vetëm në 8 vite të qeverisjes së Partisë Demokratike.

Por mea culpa më e fuqishme është ajo që ju kërkoni me të drejtë dhe unë jam sot këtu për të konfirmuar se jam sot i gatshëm ta bëj në emër të Partisë Demokratike, në emër të opozitës së bashkuar, një zotim solemn, zyrtarisht publik:

Së pari, për anulimin e këtij akti dhe çdo akti tjetër ekzistues apo potencialisht për sa kohë kjo qeveri është në pushtet, për sa kohë cenon standardet minimale, minimale europiane të së drejtës së fjalës dhe shprehjes së lirë.

Së dyti, kërkesën për të hartuar së bashku një kuadër rregullator, legjislativ dhe vetërregullues i cili do të hyjë në fuqi që në javët e para të një maxhorance të re të përbërë nga opozita e bashkuar sot.

Dhe së treti, zotimin tim personal, jam i bindur do të pasohet edhe nga zotimet e aleatëve, por ata flasin secili për veten e tyre, për t’i dhënë fund çdo praktike që ka për qëllim dobësimin apo degjenerimin, apo korruptimin e rolit të medias në transmetimin e mesazhit nga aktorët shoqërorë dhe politikë tek publiku; duke nisur me praktikën e kasetave, bllokimin e aksesit të gazetarëve dhe kamerave në çdo lloj aktiviteti apo atë që Koloreto e quajti “listë të zezë” për të cilin ju siguroj që nuk ekziston, por në rast se perceptimi ekziston atëherë është njësoj sikur ekziston dhe që është bazë për reflektim.

Këto tre përkushtime i marr sot zyrtarisht para jush, natyrisht për të parin kërkohen të hidhen hapa të mëtejshëm, të cilat në emër të opozitës së bashkuar konfirmoj se jemi të gatshëm t’i hedhim me të gjitha shoqatat, më të 25 shoqatat e medias dhe të gazetarëve që përfaqësojnë interesin e medias dhe interesin publik nga dita e mërkurë, që është dita kur është planifikuar kalimi i këtij ligji e tutje, apo edhe më përpara. Dhe për këtë mirëpres çdo formë konsultimi apo bashkëpunimi me ne, me ekspertët tanë në orët dhe ditët e ardhshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: