Nga Ira Londo
E përditshmja “Kathimerini” flet sot për “ngrirjen” e përkohshme teë marrëveshjes Greqi-Shqipëri, deri në përfundimin e çështjes me Maqedoninë. Sipas gazetës, reagimet e ashpra të brendshme dhe procesi i gjatë kohor i marrëveshjes së Prespës nga njëra anë, dhe pozicionet e ndryshme të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta nga ana tjetër duket se kanë ndikuar në vendimin e fundit politik të kryeministrisë greke për shtyrjen e firmosjes dhe ratifikimit të marrëveshjes me Shqipërinë.

Sipas Kathimerini, paketa e marrëveshjes mbyllet përkohësisht në sirtar deri pas Janarit 2019, kur pritet ratifikimi i marrëveshjes me Maqedoninë në parlamentin grek, pa ndaluar gjithsesi puna e ekipeve negociatore në tërësi, raporton “BalkanWeb”.

Përveç aspektit politik të çështjes, negociimi i AOZ përbën një temë mjaft delikate sidomos për palën shqiptare, theksohet në reportazh, pasi presidenti Meta nuk nxiton që pakti të mbyllet ndërsa kryeministri Rama është pro miratimit të afërt.

Kathimerini

 

Në axhendën e palës shqiptare akoma mbetet e hapur çështja çame, që për palën greke nuk ekziston, disa çështje kanë marre rrugën e zgjidhjes si njohja e patentave shqiptare ne Greqi, identifikimi dhe kthimi i eshtrave të ushtarëve grekë, ndërsa vijojnë punimet në pjesën ligjore të abrogimit të ligjit të luftës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb