TIRANË- Kryeministri grek Aleksis Tsipras shtyu për një afat të pacaktuar vizitën që do të mbante në muajin prill në vendin tonë me rastin e Pashkëve Ortodokse. Sipas asaj që shkruan e përditshmja greke “Kathimerini”, vizita e kreut të qeverisë greke është shtyrë dhe tashmë nuk ka asnjë datë se kur do të realizohet kjo vizitë.

Sipas gazetës “Kathimerini”, shkak i shtyrejes së vizitës është bërë vështirësia në negociatat mes Athinës dhe Tiranës për kufirin detar dhe përcaktimin e zonës së lirë ekonomike.
Screenshot_3
Negociatat nisën zyrtarisht pas dhënies së plotfuqisë së grupit negociator shqiptar nga Presidenti Ilir Meta. Është konfirmuar ndërkohë një vizitë e shkurtër ditën e sotme e ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias në Tiranë.
Burimi: http://www.ekathimerini.com/227137/article/ekathimerini/news/pms-visit-to–albania-put-off
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb