Menjëherë pas lajmit se Liverpooli do të luajë kundër Crvena Zvezdas, kanë reaguar mediat serbe, duke theksuar se në Beograd do të zbarkojë edhe Xherdan Shaqiri. Gazeta “Kurir” shkon deri aty sa e quan Shaqirin “armik”. “Armiku numër një vjen në Marakana”, ishte titulli i medias serbe pas hedhjes së shortit të Ligës së Kampionëve. “Tifozët e Serbisë i mbajnë mend mirë provokimet e tij para dhe pas Kupës së Botës”, shkruan gjithashtu gazeta serbe.

Mesfushori shqiptar do të vizitojë Serbinë në Champions League, pasi shorti i hedhur të enjten ka vënë në një grup Crvena Zvezdan dhe Liverpoolin.

Festimin e golit me simbolin e shqiponjës nga Xherdan Shaqiri në fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë në Botërorin Rusia 2018 duket se ende është në memorien serbëve. Mediat në Serbi i frikësohen një “shqiponje” tjetër që do të ndizte Beogradin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb