Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe po e përgatisin shantazhin e fundit për Serbinë, njofton portali “Informer” nga Beogradi.

Sipas kësaj media, që thotë se bazohet në burime të veta, amerikanët dhe britanikët në qershor nga autoritetet e Serbisë me ultimatum do të kërkohet që menjëherë të njihet pavarësia e Kosovës dhe për këtë, ankohet media, Serbia nuk do të marrë asnjë koncesion.

Burimet, të cilat media serbe nuk i identifikon, thonë se në muajin e ardhshëm në Bruksel, planifikohet të organizohet “një Rambuje e re” në të cilin Serbia do të vihet para aktit të kryer. Amerikanët do të kërkojnë nga Beogradi zyrtar njohjen e Kosovës, ose, në të kundërtën, kërcënohen me ndërprerjen e bisedimeve me Bashkimin Europian dhe me sanksione të reja ekonomike.

Sipas portalit, Washingtoni është fuqimisht i vendosur ta këpusë sa më shpejt nyjën e Kosovës sepse ka vlerësuar se përforcimi i Rusisë në Ballkan, sidomos në Serbi, është shqetësues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: