Pasi Gjykata e Posaçme mori në dorë çështjen e ish-ministrit e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit më 2008-ën, “BalkanWeb” zbardh të tjera detaje. Në një lidhje live për ‘News24’ gazetarja Klodiana Lala raportoi se ditën e sotme Kolegji i Gjykatës së Lartë vendosi që të shpallë moskompetencë dhe ta përcjellë këtë dosje në Gjykatën Speciale me pretendimin se me ndryshimet ligjore të vitit 2016-2017, nuk është ky kolegj kompetencë, por është GJKKO.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrusionit dhe Krimit të Organizuar pak javë më parë vendosi që t’i drejtohej Gjykatës së Lartë me një kërkesë për rigjykim të Mediut. Gjykata e Lartë e gjykoi Mediun në 2009, por për shkak se ai ishte deputet dhe kishte mbrojtje, imunitet, gjykata e asaj kohe vendosi që të pushojë çështjen. Sipas SPAK, kjo pengesë e imunitetit ka rënë dhe Prokuroria e Posaçme argumentonte se gjykata Supreme kishte mundësi që të rigjykonte Fatmir Mediun.

Ishte Zamira Durdaj, nëna e 7-vjeçarit që humbi jetën nga shpërthimi në Gërdec, ajo që depozitoi një kërkesë në SPAK për ndjekje penale të ish-ministrit të Mbrojtjes. Në kohën kur u pushua dosja, SPAK vendosi që të bënte një kërkesë në Gjykatën e Lartë, por kjo e fundit e paketoi atë dhe e kthehu tek GJKKO, e cila ka në duar një prej çështjeve shumë të nxehta dhe shumë të përfolura.

Sipas Lalës, nëse GJKKO do të pranojë kërkesën e SPAK, Fatmir Mediu do të gjykohet i vetëm dhe jo me të pandehurit e tjerë që janë dënuar nga drejtësia shqiptare, pavarësisht diskutimeve ë ka pasur lidhure me vitet e dënimit që kanë marrë. Gjykata e Posaçme mund të pranojë kërkesën e SPAK për rigjykim të Mediut, por në kushtet e rrethanat e reja, ka edhe një opsion tjetër që dosja mund t’i kthehet GJKKO për hetime të mëtejshme dhe basë për të hetuar dhe zyrtare dh ish-zyrtarë që mund të kenë qenë të përfshirë apo jo direkt apo indirekt në tragjedinë e Gërdecit.

Për momentin Gjykata e Lartë pritet ta kthejë pas këtë dosje, dhe pas shortimit në Gjykatën e Posaçme kjo e fundit do të vendos se cili do të jetë fati i Fatmir Mediut. Por sa kohë do të duhet të shqyrtuar këtë dosje? Pasi të arsyetohet vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, dosja rikthehet pas brenda një afati 1 mujor në Gjykatën e Posaçme dhe brenda një afati 10 ditor shortohet nga ana e kryetarit të gjykatës dhe përcaktohet gjyqtari që do të vendosa për shqyrtimin e çështjes.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb