Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me koordinatorët në Kavajë. Gjatë fjalës së tij Mediu e vuri thekson se PR së bashku me Partinë Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës, të bashkëpunojnë në çdo qendër votimi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Rama po përdor çdo mënyrë për të manipuluar procesin zgjedhor. Në bashkëpunim me struktura korruptive, kriminale, përdorimin dhe presionin mbi administratën shtetërore, ndryshimin e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, në kundërshtim me rekomandimin e BE, dhe tani në emër të pandemisë COVID-19, kërkon të mos lejojë partitë politike, të kryejnë aktivitetin e tyre elektoral. Çdo gjë po shkon drejt një marrëzie totale, vetëm për të grabitur pushtetin.
?Në këto kushte, ne, po zhvillojmë takimin me Koordinatorët e Partisë Republikane në Kavajë, dhe në çdo zonë zgjedhore në Shqipëri.
?Eshtë e domosdoshme, që Partia Republikane, së bashku me Partinë Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës, të bashkëpunojnë në çdo qendër votimi.”, tha Mediu.

Sipas tij zgjedhjet e 25 Prillit nuk janë thjesht zgjedhje politike, por beteja kombëtare e shqiptarëve, për t’u rikthyer në rrugën Europiane.

“Së pari: Për të ndaluar shkatërrimin e qëllimshëm të listës së zgjedhësve, që po bën qeveria, me zhvendosje të paligjshme të emrave dhe adresave.
Së dyti: Identifikimin e votuesve dhe mundësimin e votimit të tyre.
Së treti: Mbrojtjen e votës së tyre dhe ndalimin e blerjes, manipulimit të votës dhe intimidimit të votuesve.
?Opozita ka detyrimin, që në rrugën e saj të një qeverisje dhe Shqipërie Europiane, të bashkojë shqiptarët kudo që janë, në Shqipëri dhe në çdo vend ku ata jetojnë.
Zgjedhjet e 25 Prillit nuk janë thjesht zgjedhje politike, por beteja kombëtare e shqiptarëve, për t’u rikthyer në rrugën Europiane, dhe për t’i dhënë fund një regjimi të korruptuar dhe antikombëtar, që po shkatërron, jo vetëm Shqipërinë, por edhe autoritetin e shqiptarëve në rajonin e Ballkanit.”, pohoi Mediu.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: