Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitrij Medvedev, ka komentuar takimin mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij amerikan Donald Trump në Alaskë, duke e cilësuar si një dëshmi se negociatat janë të mundshme edhe pa kushte paraprake.

Sipas Medvedev, ky samit tregoi se bisedimet mund të zhvillohen paralelisht me vazhdimin e operacionit ushtarak rus në Ukrainë. Në një postim në Telegram, ai theksoi se “takimi konfirmoi mundësinë e negociatave pa parakushte dhe njëkohësisht me vijimin e operacionit special ushtarak”.

Ai shtoi se përgjegjësia për përparimin e mëtejshëm në bisedimet e paqes i mbetet Ukrainës dhe vendeve evropiane, të cilat, sipas tij, duhet të reflektojnë mbi rolin e tyre në zgjatjen e konfliktit.

Deklarata e Medvedev vjen si sinjal i qartë se, pavarësisht përpjekjeve diplomatike, Moska nuk ka ndërmend të ndalojë ofensivën e saj në territorin ukrainas, duke e kushtëzuar çdo zgjidhje paqeje me lëshime nga pala ukrainase.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: