Ish-presidenti rus  Dmitry Medvedev tha sot se Evropa nuk mund të përballojë një luftë kundër Rusisë  por nëse udhëheqësit e saj bëjnë gabimin të fillojnë një luftë, ajo mund të përshkallëzohet në një konflikt me armë të shkatërrimit në masë.

Rusia, tha Medvedev nëpërmjet Telegramit, nuk ka nevojë për një luftë të tillë.

«Ata thjesht nuk mund ta përballojnë një luftë me Rusinë», tha Medvedev për fuqitë evropiane, duke shtuar se «gjithmonë ekziston mundësia e një gabimi fatal».

«Dhe një konflikt i tillë ka rrezikun absolutisht real të përshkallëzimit në një luftë me përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë», tha Medvedev, i cili tani është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë Ruse.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb