Mbrëmjen e sotme në Elbasan është zhvilluar një mega-operacion.
Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se janë lëshuar 27 urdhër ndalime nga një grup prokurorësh, nën drejtimin e Drejtuesit të Prokurorisë Kreshnik Ajazi.
Shënjestra e këtij operacioni janë zyrtarë që dyshohet se kanë abuzuar dhe shpërdoruar me detyrën si edhe biznesmenë të implikuar në korrupsion.
Gjithashtu mësohet se në operacion marrin pjesë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Njësia Operacionale.
Sakaq gjatë orëve të fundit janë arrestuar një numër i konsiderueshëm personash, ndërsa operacioni vazhdon dhe pritet të ketë arrestime të tjera.
(BalkanWeb)
