Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur me ironi akuzave të opozitës se po harxhohen më shumë para se duhen për rrugën e Unazës së Re.

Kreu i qeverisë thotë se vlerat për kilometrat variojnë sipas përmbajtjet së projektit dhe se çmimet dalin nga një manual standard.

“Dikush duhet t’u shpjegojë ingjinjerave të pdlsi dhe të kazanit plot me kadrinj se km e rrugëve nuk janë si metrat e teritalit që blinin në MAPO dikur për pantallonat e tyre! Vlerat për km variojnë sipas përmbajtjes së projektit e çmimet dalin denbabaden nga një manual standard,” shkruan Rama në Twitter

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: