Një mbretëreshë aspirante dhe një aspirante Kate. Meghan Markle, e fejuara aktuale e princit Harry është shumë e ngjashme me Kate. Modeli i flokëve, mënyra si vishet, deri tek ngjyrat e veshjeve.

Anëtarja më e re në Buckingham Palace duket se imiton në çdo gjë kunatën e saj të ardhshme, në look, make-up dhe në poza. Shumë website gossip po diskutojnë për këtë argument, duke sjellë të dhëna, foto dhe ngjashmërinë mes të dyjave në rrjetet sociale.

Nuk është hera e parë që dikush përpiqet të imitojë Kate, një ikonë në stil dhe shumë e dashur në botë, duke u bërë një burim inspirimi për shumë femra, mes tyre edhe mbretëresha Letizia e Spanjës.

Tani është radha e Meghan. Kate ka deklaruar që është e lumtur për fejesën e kunatit të saj Harry me Markle, por sipas të mirinformuarve në të vërtetë ajo nuk do e pëlqente prezencën e Meghan. Ndoshta edhe për tentativën e saj për tu krahasuar me të, ashtu si në fotot që po ju paraqesim në këtë galeri.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: