Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle, ka publikuar një foto familjare me Princin Harry dhe dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet, duke uruar ndjekësit për festat e fundvitit. Në imazh, Archie përqafon të atin, ndërsa Meghan mban për dore Lilibetën, në një ambient në natyrë. “Gëzuar festat! Nga familja jonë te e juaja”, shkruan ajo.
Çifti ka publikuar gjithashtu kartolinën e Krishtlindjes dhe një video përmbledhëse të aktiviteteve bamirëse të fondacionit Archewell, ku shfaqen edhe fëmijët.

Archewell, i krijuar në vitin 2020, ka ndryshuar së fundmi emrin në Archewell Philanthropies, duke theksuar angazhimin familjar në nisma humanitare.
