Ish lojtari i Juventusit, Mehdi Benatia u largua nga torinezët për të luajtur në Katar me skuadrën e Al Duhail që e bindi atë të largohej nga Italia.

Marokieni u prezantua te skuadra e re dhe ka dhënë deklaratën e parë duke shpjeguar arsyen e largimit nga Italia.

Mehdi ka thënë se ka dëshiruar që fëmijët e tij të rriten në një mjedis islam, shkruan.

“Unë mendoj se të gjithë duhet të respektojnë zgjedhjen time, sepse kjo ishte e drejta për mua dhe familjen time. Unë dua që fëmijët e mi të rriten në një mjedis islamik”, ka thënë Benatia.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb