Televizioni rus ka shfaqur fotografi që me sa duket tregojnë presidentin Putin duke mbajtur një takim të Këshillit të Sigurimit sot me zyrtarë të lartë, përfshirë ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu, shkruan BBC.

Shoigu nuk ishte parë në publik që nga 11 marsi, dhe kishte zëra se ministri ishte i sëmurë ose madje ishte arrestuar.

Më herët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se Putini do të mbante një takim të Këshillit të Sigurimit sot dhe u pyet gjithashtu për vendndodhjen e Shoigut.

Ai tha se ministri “ka shumë gjëra për t’u kujdesur, ka një operacion ushtarak. Nuk ka kohë për aktivitet mediatik”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb