Një protestues nga Mallakastra, me profesion gazetar, iu drejtua qytetarëve nga protesta para Kryeministrisë, duke folur për situatën e vështirë të zjarreve në zonën nga vjen.

“Vij nga një zonë që po digjet, si Kruja, që është Mallakastra. Deri në kufi me Tepelenën është kaos situata”, u shpreh ai. Protestuesi u bëri thirrje politikanëve që të jenë pranë qytetarëve dhe të mos i ndajnë shqiptarët përmes politikës.

“U bëj thirrje politikanëve: nëse e doni Shqipërinë, qëndroni pranë qytetarëve. Që nga e majta dhe e djathta, do t’i vijë fundi këtyre partive, jo shqiptarëve”, deklaroi ai.

Duke iu referuar emigrimit të shqiptarëve, ai kundërshtoi idenë se vendi do të zëvendësojë qytetarët që largohen me të huaj. “Rama tha se nëse do të ikin shqiptarët, do të marrin të huaj, por jo! Ne shqiptarët nuk largohemi. Mos u përçani”, tha protestuesi.

Në përfundim, ai e cilësoi tubimin si një protestë të rëndësishme dhe paqësore: “Kjo është protesta më e bukur në botë!”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: