TIRANE

Menopauza sjell jo pak shqetësime tek femrat. Menopauza mund të kalohet lehtë në sajë të dhuratave që natyra na ka falur. Ylli Merja, specialist i bimëve mjekësore, i ftuar në “Vila 24” në TV “News 24” ka renditur disa bimë të cilat arrijnë në mënyrë përfekte të minimizojnë shqetësimet e pasojat fiziologjike që kjo fazë e jetës shfaq tek femrat. Çaji i sherebelës qetëson simptoma të ndjeshme në fazën e hershme të menopauzës, por duhet bërë kujdes në rast të një hipertensioni arterial, pasi ndikon edhe më tej në rritjen e tij, por mund të zëvendësohet fare mirë me çaj apo vaj esencial livandoje, bar blete, lule bishtamithi.

Periudha para menopauzës mund të jetohet pa shenja të rënda duke shmangur konsumimin e kockave, tharjen e lëkurës e ashpërsimin e flokëve apo luhatje të humorit thjesht nëse tregohemi të kujdesshëm që herët. Urinimi i shpeshtë, humbja e kripërave çon në ulje të transaminazave, çoroditje të qarkullimit të gjakut e krijimin e njollave në trup janë disa prej shenjave të futjes në fazën e paramenopuzës e cila zakonisht shfaqet rreth moshës 48 vjeç , kjo në varësi edhe të trashëgimisë familjare. Për të mos afruar këtë periudhë, duhet shmangur pirja e duhanit dhe pijeve energjike, po ashtu Merja bën të ditur se në menopauzë futen pak më herët edhe femra që u nënshtrohen kimioterapive.

Vezore që ulin aktivitetin e tyre deri në atë që Merja e quan “cikli i lamtumirës”, janë organi bazë për të cilin duhet të tregojmë vëmendje duke mos abuzuar me duhanin, por mund të qetësojmë gjendjen psikologjike edhe me çaj nga lulet e portokallit apo limonit, njëkohësisht për të zëvendësuar humbjen e vlerave në oraganizëm gjatë gjakderdhjeve të shtuara, këshillohen bajamet  e egra, stikat, thjerrëzat dhe fasulet. Në bisedë me moderatoren Androniki Kolka, Merja kërkoi edhe bashkëpunim në familje ku bashkëshortët apo djemtë duhet të tregohen më tolerantë pasi femrat në menopauzë përballen edhe me situata jo të këndshme për shkak të luhatjeve hormonale deri në vendosjen e një qëndrueshmërie në këtë fazë kaq delikate të jetës së femrave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb