Neurokirurgu Mentor Petrela ka rrëfyer jetën e tij, që nga puna si kardiolog, e deri te njohja e tij me ish-kryeministrin Sali Berisha, para viteve 1990.

Në një rrëfim ndryshe për emisionin “Opinion”, Petrela tha se e ka njohur Berishën përpara se të shkonte për specializim në Francë.

Petrela ka treguar se Berisha ishte një person me ambicie të mira dhe pozitive në drejtim të zanatit të tij.

Fevziu: Kur jeni njohur me doktor Berishën?

Petrela: E kam njohur përpara se të shkoja në Francë. Unë isha në kirurgji, ai ishte në kardiologji. Njihej si njeri që kishte grintë të madhe.

Fevziu: Ishte mjek i mirë në profesionin e tij?

Petrela: Ishte mjek me ambicie të mira dhe pozitive në drejtim të zanatit të tij.

Fevziu: A patët tundim për të hyrë në politikë pas viteve 90’?

Petrela: Unë vij në klasa siç vjen dhe ti. Nuk di se si të them unë ty. Që të futeshe në politikë me atë që u ndryshua regjimi në 90. Kam pasur Mentor Çokun, ditën e fundit ka ikur me burrin e hallës tim. Kur erdhi, erdhi me mesazhe të qarta. Takoi babain tim. Më thotë mua babai dhe më tha që erdhi Mentori dhe më tha mos e ngatërro djalin në politikë. Kishte një parim, siç thotë Platoni, po u fute në politikë, do bësh sipas mendjes së të tjerëve, jo sipas të tëndes.

Fevziu: Nuk e pate tundimin?

Petrela: Jo nuk e kam pasur, pavarësisht tundimeve të ndryshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb