Tirana kryeson kampionatin shqiptar, ndërsa në vendin e dytë dhe të 3-të qëndrojnë Partizani dhe Vllaznia. I ftuar në Sport News në News 24 ishte trajneri i njohur, Artan Mërgjyshi, i cili foli për Superligën.

“Mbas kësaj jave, kampionati ka pozitiv rivalitetin. Kemi pretendime për cilësinë. Pas kaq javësh, Partizani, Tirana dhe Vllaznia do rivalizojnë për titullin.  Tirana është pak më e avantazhuar.

Për Europën luajnë të gjithë. Për luftën për mos të rënë nga Kategoria mund të përmendim Kukësin, apo edhe Bylisin. Ndoshta në garë do jetë edhe Erzeni. Skuadrat do kenë kujdes, pasi me dy gabime ose me 2 fitore mund të bien poshtë, ose mund të ngrihen lart.

Tirana- Këto janë fitoret që i ndjen më shumë. Kur vjen në fund, e ndjen më shumë. Kur vjen në fund, tregon që ekipi bardheblu ka diçka plus. Këto fitore vijnë për shkak të një mentaliteti të rëndësishëm. Skuadra është mësuar me trofetë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb