Bayern krijoi një volum të madh loje, 14 raste, 5 gjuajtje në kuadrat, por barazimi 2-2 i qëndron ngushtë trajnerit Thomas Tuchel, në sytë e tij ekipi meritonte diçka më shumë nga kjo sfidë e parë me Real Madrid:

“Unë mendoj se meritonim të fitonim, pasi krijuam më shumë raste se Real Madrid. Nuk është hera e parë që Reali i dërgon ndeshjet në këtë mënyrë, ata janë një ekip cinik, ata nuk shpërdorojnë rastet që krijojnë. Mbrohen në nivel të lartë. Kundër tyre nuk duhet të bësh gabime, për fat të keq në bëmë dy të tillë. Ne mund të shënonim edhe golin e tretë, por nuk erdhi, sfida e parë u mbyll në barazim. Tani do të luajmë në Spanjë, të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Tuchel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb