Sergej Milinkoviç Saviç është një nga futbollistët më të mirë të Lazios. Mesfushori serb ka treguar cilësi të jashtëzakonshme gjatë këtyre viteve në kryeqytet, sakaq kjo nuk ka mbetur pa u vënë re nga skuadrat e mëdha.

Gjithsesi, sipas Corriere dello Sport, akoma nuk ka mbërritur asnjë ofertë në drejtim të lacialëve për lojtarin. Shkak është bërë kërkesa e lartë e klubit italian, me këta të fundit që mund të pranojnë vetëm propozime që shkojnë më shumë se 60 milionë euro.

27 vjeçari Milinkovic Savic ka luajtur 37 ndeshje në sezonin që lamë pas, ku ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar 11 herë.

 

Rr4
Rr4

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: