Merkel kërkon mbylljen përfundimtare të negociatave me Turqinë. Në një mbledhje të partisë së saj një ditë më parë, Merkel u ka kërkuar anëtarëve konservatorë që t’i jepet fund përgjithmonë negociatave me Turqinë.Lajmi vjen nga gazeta gjermane Bild, ku sipas saj citohen anëtarë të partisë Kristian Demokrate.

Reagimi i kancelares Merkel vjen një javë pas kërcënimit që presidenti turk i bëri Bashkimit Evropian me hapjen e kufijve për emigrantët.

Javën e kaluar Parlamenti Evropian votoi me 279 vota pro dhe 37 kundër mbylljes së përkohshme të negociatave me Turqinë si pasojë e reagimeve të qeverisë turke pas grushtit të dështuar të shtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb