TIRANË- Dy banorë të një pallati në kryeqytet kanë përjetuar momente tmerri, pasi kanë mbetur të bllokuar në ashensor. Sipas raportimeve të para, mësohet se shkak për këtë ngjarje është bërë një zjarr që ka përfshirë kutinë shpërndarëse të energjisë në një pallat.

Kjo ka bërë që të marrë flakë edhe kutia shpërndarëse e ashensorit. Pasi banorët e tjerë kanë sinjalizuar forcat zjarrfikëse, dy banorët janë nxjerrë nga ashensori pa pësuar lëndime.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: