TIRANË

Një automjet ka marrë flakë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 para Piramidës.

Siç shihet nga pamjet e LSA, forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin.

E gjithë zona është mbuluar nga tymi çka ka krijuar vështirësi në qarkullim.

Informacion paraprak
Me datë 18.04.2023, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të dy kullave, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetasit E. B. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: