Presidenti amerikan Donald Trump ka përfunduar vizitën e tij zyrtare në Kinë, ndërsa është larguar nga Pekini me avionin presidencial Air Force One.

Në aeroportin e Pekinit, Trump u pa duke hipur shkallëve të avionit presidencial, ndërsa më herët përshëndeti zyrtarët kinezë që e shoqëruan gjatë ceremonisë së largimit.

Pak më herët, autokolona presidenciale amerikane ishte larguar nga kompleksi i sigurisë së lartë Zhongnanhai, ku Trump zhvilloi takimin përmbyllës me presidentin kinez Xi Jinping.

Vizita e Trump në Pekin u dominua nga diskutimet për tregtinë, Iranin, marrëdhëniet dypalëshe dhe marrëveshjet ekonomike mes dy fuqive më të mëdha në botë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb