Deputeti i opozitës Myslim Murrizi, në fjalën e mbajtur në parlament,  deklaroi se politikanët në Shqipëri merren vesh më mirë sesa Kodi i Ndraghetas.

Murrizi tha se palët kryesore politike shqiptare ndajnë bashkë vilat dhe pasuritë.

Askush nuk do e mendonte se Shqipëria do priste azilantë politikë nga vende të botës së tretë, që nuk aspirojnë shumë për të qëndruar në vend, por është azil trampolinë, për të kaluar nëpërmjet ‘ustallarëve’ për të kaluar në vendet e BE-së. Shqipëria ka pasur të njëjtin fat me azilantët sirianë, teksa më 1991, mijëra shqiptarë ikën drejt shteteve europiane.

Kishim eksod biblik për ne edhe më 1997. Politikanët kanë qarë me lotë krokodili. Merreni vesh më mirë se Kodi i Ndraghetas. Gatuat një gjellë qensh, me tjetërsim të votave nga partitë e vogla te partitë e mëdha e keni bashkë, edhe vilat i keni bashkë, edhe në fshatra turistikë jeni bashkë, me gjithë maskarallëkun që iu keni bërë shqiptarëve”, u shpreh Murrizi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb