Thomas Tuchel përfundoi në qendër të ciklonit, pjesa më e madhe e ambientit bëri përgjegjës trajnerin për rezultatet negative, por drejtuesit e klubit pas çdo hapi fals nxituan duke e konfirmuar publikisht trajnerin. Pas shumë dyshimeve, tensioni, përplasje mes palave, klubi Bayern Munich i dha fund aludimeve duke dalë me një reagim zyrtare:

Bayern
Bayern

“Thomas Tuchel do të largohet në fund të këtij sezoni”. Palët, trajneri dhe klubi, kanë gjetur akordin ndërmjet tyre për një largim miqësor në fund të këtij sezoni. Tuchel u ul në stolin e Bayern më 24 mars 2023 duke zëvendësuar Nagelsmamn, ndërsa firmosi një kontratë deri në 2025. Pasi fitoi në limite titullin një vit më parë, këtë sezon, Bayern duket jashtë gare në Bundesligë ndërsa në dyshim është edhe vazhdimësia në Champions League, në një kohë kur humbën 1-0 sfidën e parë përballë Lazio-s. Pavarësisht se si shkon ky sezon, edhe nëse eliminohen nga Lazio, Tuchel nuk do të shkarkohet, por të vijojë të drejtojë Bayern Munich deri në përfundim të këtij sezoni:

Tuchel
Tuchel

“Kemi rënë dakord t’i japim fund marrëveshjes tonë në përfundim të këtij sezoni. Sigurisht, deri atëherë, do të jap maksimumin së bashku me stafin tim për të arritur suksese maksimale, u shpreh Tuchel për faqen zyrtare të klubit. Këtë periudhë, drejtuesit e Bayern do të punojnë për të gjetur një pasues të denjë, një trajner për të rikthyer edhe një herë klubin në nivele të larta. Emrat që qarkullojnë në mediat këtë kohë janë të shumtë duke nisur nga Zidane, për të vijuar te Mourinho, Flick dhe Antonio Conte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb