Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi merrte automjete me qira ditore dhe mashtronte për kthimin e tyre, duke tentuar që t’i shiste për skrap.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas i merrte automjetet me qira ditore, me qëllim që t’i shiste në pika skrapi. Burime zyrtare nga policia, bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet D. K., banues në Kuçovë.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, nisur nga denoncimet e marra nga disa pronarë të subjekteve për dhënien e automjeteve me qira, për një shtetas që nuk kthente automjetet që merrte në këto subjekte, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Daily”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

-D. K., 34 vjeç, banues në Kuçovë.

Nga veprimet hetimore të kryera nga Policia ka rezultuar se shtetasi D. K. merrte në mënyrë të vazhdueshme, automjete me qira ditore, në subjekte që ofrojnë këtë shërbim, në qytetin e Tiranës, Vlorës dhe Sarandës, dhe mashtronte për kthimin e tyre sipas marrëveshjes. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas i merrte automjetet me qira ditore, me qëllim që t’i shiste në pika skrapi.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: