Aktorja nga Kosova, Yllka Gashi, është pjesë e kastit të aktorëve të filmit “Zgjoi”, i cili ka pasur shumë sukses dhe është përfshirë në listën e nominimeve për çmim Oscar. Nëpërmjet një postimi, aktorja ka lajmëruar se votimi për mominimet Oscar do të nisë sot.

Në shkrimin që bëri në llogarinë e saj në Facebook mbrëmjen e kaluar, aktorja, emri të cilës është në listën e parashikuar të nominimeve për çmimet Bafta mes emrave të famshëm si Nicole Kidman dhe Lady Gaga, falënderoi të gjithë përkrahësit e saj, duke iu kërkuar që të vazhdojnë të mbështesin vendin e tyre.

POSTIMI I PLOTË

Të dashur miq,

Nesër fillon votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat për Oscars 2022.

Kosova për herë parë është në listën e ngushtë me gjasa reale për të siguruar një nominim.

Duke ju falenderuar për përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni bërë gjatë krejt kësaj kohe, ju lus që ta shpërndani sa më shumë fotografinë e filmit tonë në rrjete sociale.

Bashkë për Kosovën drejtë Oscars 2022!!!

Kosova’s Official Entry for Oscars

Based on an inspiring true story, Hive tells the story of empoëerment, resilience and triumph of Fahrije Hoti and the ëomen of Krusha in a situation ëhen giving up is knocking on your door.

Please support us by sharing and thank you a million times!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb