Pas çdo fundi, ka një fillim. Egnatia është rikthyer në stërvitje pas atij rasti tragjik të fundjavës që lamë pas, ku si pasojë e një arresti kardiak ndërroi jetë sulmuesi i ekipit nga Rrogozhina, Raphael Dwamena.

Me dorën në zemër dhe me sytë e përlotur me drejtim nga qielli, lojtarët e Egnatias u kthyen në fushë për të vazhduar përgatitjet. Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova tashmë ka një arsye më shumë për të fituar kampionatin, natyrisht diçka e tillë do synohet në nder të yllit ganez që u shua papritur në moshën 28-vjeçare. Raphael Dwamena shënoi jo pak por 20 gola për ekipin shqiptar. Ish-kapiteni ka mbajtur veshur më parë fanellën e Vejle, Levante apo Zaragoza.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: