Brenda mureve të burgut të grave në Pojskë të Pogradecit, u soll në skenë një histori që preku thellë zemrat dhe përcolli një mesazh të fuqishëm shprese, reflektimi dhe humanizmi.

Të pranishëm në aktivitet ishin Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, si dhe Drejtoresha e Teatrit Metropol, Armela Demaj, të cilët vlerësuan rëndësinë e nismave që mbështesin rehabilitimin, reflektimin dhe zhvillimin personal përmes artit.

“Gjurmët e Tebës” erdhi si një dramë që pasqyron përballjen mes ligjit dhe moralit, dhimbjes dhe forcës për të ecur drejt dritës. Përmes artit, u dëshmua edhe një herë se shpresa dhe ndryshimi mund të lindin në çdo rrethanë. Shfaqja përcolli mesazhe shprese dhe fuqie transformuese, duke dëshmuar rolin e artit si instrument i rëndësishëm në procesin e rehabilitimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb