Deputeti Flamur Noka ka reaguar pas fotove të publikuara teksa po komunikonte me kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe Ulsi Manjën. Noka shprehet se komunikuar me Kryetaren e kuvendit qe ti jepet fjala ish-Kryeministrit Berisha.

Ai shkruan se nuk ka  bere pazare qe te me fusë ne pune gruan siç i ka kërkuar  pengu i pallateve te 5 Majit.

 

Deklarate

Sot, Shoqata e Bravave nepermjet pengut te Kapllan Pallateve te 5 Majit paska ciceruar kunder meje.

Une kurre nuk kam bere e as nuk bej biseda per pallate tek 5 Maji a tjeterkund, dhe as per para inceneratoresh sic ben kreu i shoqates me zevendesen e tij, apo me media qe ju ben fushate atyre.

Une kam komunikuar me Kryetaren e kuvendit qe ti jepet fjala ish Kryeministrit Berisha. Sms-ja e tregon qarte.  Ulsin le ta pyesin se pse kam komunikuar. Nuk kam bere pazare qe te me fuse ne pune gruan sic i ka kerkuar  pengu i pallateve te 5 Majit.

Flamur Noka i ka kerkuar te rrije larg pazareve Rama-Brava ne Diber. Ai mund t’jua thote vete ai pse debatuam.

Se kush ben pazare shqiptaret e kane pare ne 17 Maj. Milionat dhe karriget e ministrave nga Edi Rama i kane marre vetem kllounet e shoqates Basha – Bardhi ndersa Flamur Noka bashke me te gjithe demokratet e vertete kane marre burgjet e regjimit, gazin lotsjelles dhe 6 pale zgjedhje te humbura si fature e pazareve Rama – Brava.

Ditet ne vazhdim do te tregojne se pse deshtoi komisioni i inceratoreve, kush perfitoi, e cfare ndodhi ne pazarin Rama-Brava.

Flamur Noka

Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit te PD

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: