Pasi gjykata liroi protestuesit e arrestuar pas tubimit te Bashkia e Tiranës, por me një kusht që mos të merrnin pjesë në protesta të tjera, vjen reagimi nga demokrati Flamur Noka. Ky i fundit tha për mediat se kjo masë ishte e padëgjuar në 33 vite.

“Pasi iu turrën duke i dhunuar dhe marrë peng prej kaq ditësh, vetëm se protestojnë kundër hajdutërisë, sot në shtetin e Ramës nëse proteston kundër hajdutëve je i paligjshëm, nëse vjedh ke bekimet e autoriteteve. Masa e marrë nuk është dëgjuar në 33 vite.

U shpik një masë që nuk i lejohet të dilet në vende publike. Ndalohet e drejta e protestës, kemi të bëjmë me struktura të krimit të organizuar që janë turrur me çdo kusht të ndalojnë protestës. A gjykata policia apo shteti i Ramës nuk shpëton dot Veliajn apo ata që janë vjedhur, sepse do të përballen me opozitën. Veliaj do të kërrhet nga aty ku është sepse përfaqëson babëzinë.”, tha Noka.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: