Modelja plus size Ashley Graham ka dërguar edhe një herë mesazhe të forta për të gjitha femrat pasi nuk heziton asnjëherë të tregojë trupin e saj të vërtetë, pa filtra apo retush.

35-vjeçarja ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku tregon barkun ashtu siç është në të vërtetë.

Modelja inkurajon njerëzit e tjerë të duan trupin e tyre, ashtu siç janë. “Ashtu siç je”, ka shkruar modelja në postimin e saj.

Komentet nën postimin e saj janë adhuruese me shumicën e komentuesve që e përgëzojnë për guximin. “Të shikoj dhe shoh një grua kaq të bukur. Faleminderit që e tregove këtë, pas tre fëmijëve dukem njësoj. Faleminderit që më ndihmove të shoh se edhe unë jam e bukur”, ka shkruar një grua në komentin e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb