Medon Berisha do të vazhdojë të qëndrojë jashtë fushe. Mesfushori i kombëtares nuk ia doli dot që të rikuperohej në kohën për ndeshjen e të shtunës, në të cilën Lecce do përballet ndaj Interit.
Trajneri i Lecces do të vijojë të bëjë llogaritë pa Medon Berishën, në këtë takim mjaft të vështirë. Edhe pse pritej që lojtari të rikuperohej më shpejt, diçka e tillë nuk ndodhi. Në këtë sezon, 22-vjeçari ka luajtur 13 ndeshje dhe ka realizuar 2 gola, ndërsa ka dhuruar 3 asiste.
