Mbahet sot mesha e shenjte e hyrjes se Arqipeshkvit te ri Imzot, Arjan Dodaj.

Ky i fundit do të marrë sot detyrën si Arqipeshkvi i ri i Tiranës dhe i Durrësit, që iu besua nga Papa Françesku, ndërkohë që besimtarët kremtojnë sot fillimin e shërbimit baritor të imzotit.

Në këtë ceremoni të veçantë, që po mbahet në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, marrin pjesë edhe krerët e lartë të shtetit dhe përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare. Mesha e shenjtë ka bërë bashkë presidentin Ilir Meta, kryeministrin Rama, i cili u shfaq në ceremoni i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në disa foto që disponon BalkanWeb shihet se në ceremoni i pranishëm është kryeparlamentarja Lindita Nikolla, Basha, deputeti socialist, Erion Braçe, kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: