Lionel Mesi është futur në historinë e kampionatin francez të futbollit, Liga 1, pasi regjistroi tri asistime të shtunën mbrëma ndaj Klermont, ku PSG fitoi me rezultatin tenistik 1-6.

Argjentinasi asistoi dy herë për Kilian Mbapenë dhe një herë për Nejmarin. Për shtatë herë fituesin e “Topit të Artë” ishte hera e dytë brenda këtij sezonit që kompleton het-trik me asistime në një ndeshje.

Kësisoj, 34-vjeçari është bërë lojtari i parë në historinë e Ligës 1 që ka regjistruar së paku tri asistime në dy ndeshje të ndryshme brenda një sezoni.

Messi
Messi

Gjithashtu Mesi mban vendin e parë për sa i përket futbollistëve që kanë regjistruar më shumë tripleta asistesh brenda një ndeshje, në historinë e futbollit. “Pleshti” parakaloi kështu Ozilin, duke u ngjitur në kuotin e 9 tripleta asistesh:

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: