Përgjegjësja e Sektorit të Programeve të Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar, Anila Ferizaj ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka sqaruar mësimin online që do të zhvillohet për nxënësit e shkollave në gjithë Shqipërinë për shkak të mbylljes së institucioneve prej koronavirusit.

Ferizaj sqaron se qëllimi është që të mos mbingarkohen fëmijët në këtë situatë, por që të angazhohen dhe mos ngelen mbrapa me mësime.
Po ashtu ajo shton se u zgjodh TVSH si televizion publik për shkak se në të ka akses çdo shqiptar por edhe aty ku nuk ka mësuesit po gjejnë alternativa të tjera si Facebook, Whatsupp, rrjetet sociale, komunikimi zanor etj.

Për maturantët Ferizaj ka thënë se kjo periudhë pauze nuk ndikon pasi prej mësimit nërpërmjet TVSH dhe broshurave që i janë vënë në dispozicion ata mund të angazhohen për provimet që i presin këtë vit.

”E para gjë në fakt, prindërit duhet të kujdesen mirë për fëmijët. Të shtojnë masat e kujdesit por t’i ngarkojnë me pozitivitet. Mos ndjejnë peshën e koronavirusit.

Mësimi online është një nga format që menduam ta zbatojmë në këto kushte. Udhëzuesi tregon se shkollat dhe mësuesit duhet të ndjekin për këtë situatë. Por po ndjekim disa forma alternative.Kemi nëj platformë akademi.al me 900 mësime. Nga ana tjetër për të fokusuar nxënësit në këtë periudhë kemi shkëputur fashën e mësimeve dhe i transmetojmë në RTSH. E filluam sot në 10:30 me mësimet e matematikës, do të vijojë mbasdite. Rreth 1 orë e gjysëm me kiminë.
Do të vijojnë në të njëjtin orar me lëndë të tjera.
për momentin kemi filluar nga klasa e 6. Do të ketë klasat dhe lëndat e tjera. Kjo është njëra nga mënyrat.
Mënyrat e tjera, një prej të cilave është që mësuesit të bashkëpunojnë me prindërit dhe fëmijët me ëhatsupp, klasave virtuale apo rrjetet sociale.
Jo duke i sforcuar por duke i dhënë lëndët themelore. Kjo po bëhet nga mësuesit.

Mësuesit janë treguar të gatshëm jo vetëm të xhirojnë por edhe të komunikojnë me nxënësit dhe prindërit. Dua t’i falenderoj se pa dalë udhëzimi mësuesit filluan të na dërgojnë mënyrat si kanë filluar të komunikojnë.
Orët mësimore janë nga klasa e 6 deri në 12 të gjimnazit.
Ne kemi filluar me shkencat si lëndë, por mendoj që shumica e fëmijëve janë të avancuar në teknologji dixhitale. Kemi mësues që kanë punuar në mënyrë të tillë me nxënësit. E veçanta është që gjithë mësimi do bëhet. Nuk është koncepti t’i ngarkojmë por që t’i japim konceptet themelore, t’i angazhojmë. Të gjithë në kushte shtëpie. Edhe ne në ministrinë e Arsimit punojmë në shtëpi, kemi bërë një grafik se kush do punojë në zyrë.
Ne në fakt kemi menduar që TVSH që aksesohet në gjithë Shqipërinë, nga ana tjetër mësuesit po komunikojnë vetë me prindërit, dhe aty ku nuk ka akses komunikojnë me FB e shkollës, me rrjetet e tjera të mësuesve që të shpërndajnë informacionet në kohë reale.
E rëndësishme është ta kalojmë këtë situatë. është një përiudhë që do të kalojë. Kur të bëhet rikthimi në shkollë mund të punohet me grupe të veçanta.

Edhe maturantët si gjithë fëmijët e tjerë duhet të përqëndrohen tek mësimet obline por kemi botuar dhe dy broshura me mënyrën si do të zhvillohen dy lëndën kryesore, matematika dhe gjuha. Ku ata do të shohin si janë testet, cilat janë përgjigjat, pra modele të mëparshme të maturave.
Lëndët që transmetohen në TVSH janë lëndë që jepen edhe për maturën. ”- tha Anila Ferizaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb