GJERMANI

Berlini u trondit nga një ngjarje e rëndë ditë më parë pasi një 47 vjeçar me origjinë shqiptare mbeti i vrarë me armë zjarri.

Po ashtu  autori, një 60 vjeçar, qëlloi më pas veten duke gjetur vdekjen në spital. Mediat gjermane raportojnë se arsyeja e vrasjes dhe vetëvrasjes në rrugë, është xhelozia për një grua.

Bild
Bild

Sipas mediave gjermane, viktima kishte lidhje me ish-gruan e 60 vjeçarit dhe ky me sa duket është motivi kryesor i krimit që ndodhi mbrëmjen e së shtunës.

Bledi G. u qëllua në pjesën e gjoksit duke gjetur vdekjen e menjëhershme, pas kësaj, autori 60-vjeçar vrau veten me pistoletën e krimit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: