Një video e publikuar në rrjetet sociale nxjerr në pah kontrastin e thellë mes retorikës së Edi Ramës kur ndodhej në opozitë dhe realitetit të arsimit gjatë viteve të tij në pushtet. Rreth 15 vite më parë, gjatë fjalimeve në protesta e mitingje, Rama e cilësonte mësuesin si “qenien më të dashur për fëmijët” dhe “shtyllën më thelbësore të një shoqërie demokratike”, duke dënuar me forcë çdo lloj presioni apo kërcënimi politik ndaj tyre.
Mirëpo, përgjimet e dosjeve zgjedhore të publikuara nga media gjermane BILD tregojnë një tablo krejt tjetër pas ardhjes së tij në pushtet. Në audio-përgjime dëgjohen zyrtarë të lartë arsimorë dhe përfaqësues politikë të shumicës duke shantazhuar e kërcënuar direkt drejtuesit e shkollave dhe mësuesit.
Përgjimet zbulojnë urdhra të qartë për t’i deklaruar votat e tyre dhe të familjarëve “haptas për Partinë Socialiste”, shoqëruar me kërcënime direkte për heqje nga vendi i punës si “ditën e hënë t’i tregoj unë se ku fluturon”.
