Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin e Sllovenisë Borut Pahor. Të dy Presidentët ndanë të njëjtat shqetësime rreth përkeqësimit të situatës epidemiologjike të pandemisë COVID-19 në rajon.

Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e një bashkëpunimi më intensiv ndërmjet vendeve tona, për të ndërtuar një strategji që do të mundësonte daljen sa më të sigurtë dhe të shpejtë nga pandemia.

Krerët e shteteve vlerësuan marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe popujve, si dhe shprehën besimin se ky bashkëpunim do të forcohet edhe më tej në të ardhmen në të gjitha fushat.

Presidenti Meta i shprehu Presidentit Pahor mirënjohjen për mbështetjen solide që Sllovenia i ka dhënë në vijimësi procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Meta Fb
Meta Fb

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb